Shpërthen menaxheri i Haxhi Krasniqit

Boksi

Shpërthen menaxheri i Haxhi Krasniqit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 10:58
Shpërthen menaxheri i Haxhi Krasniqit

Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi humbi titullin e tij IBO këtë muaj në duelin e humbur ndaj rivalit gjerman Domonik Boesel.

Vetë menaxheri Luan Dreshaj në një prononcim për ‘’KK’’  akuzon Boesel dhe për doping.

“Gjithsej Bosel ka pasur 29 goditje ilegale te Robini, çka është një skandal tepër i madh, kam diskutuar edhe me gjyqtarin që ka qenë në ring, është dashur që me kohë që t’i tërheq vërejtjen, por shihej se nuk dëshironte që ta bënte.

Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrolleve të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman.

Ankesën e parë e kemi bërë brenda 24 orëve, teksa ankesën e dytë e kemi bërë brenda 48 orëve me detaje me nëntë faqe, të premten e kaluar, do të thotë çdo gjë në afatin e duhur, nëse ata në një afat prej 10-14 ditësh nuk e ndryshojnë rezultatin, ne do të ngremë padi”, deklaroi Dreshaj,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat