Fitore spektakolare e shqiptarit në Beograd 

Boksi

Fitore spektakolare e shqiptarit në Beograd 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:17
Fitore spektakolare e shqiptarit në Beograd 

Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri (71 kg), ka shënuar fitoren e parë në kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd.

Beqiri tregoi formë të lartë, duke e mposhtur kenianin  Boniface Maina.

 Fitore spektakolare e shqiptarit, e cila është treguesi më i mirë për këtë djalosh se është në formë shumë të mirë.

“Urime fitoren e parë në Kampionatin Botëror, kampion”, ka shkruar Sad Bushati, ish boksier i mirënjohur.

Beqiri ka stërvitur në të kaluarëne edhe me Besart Pirevën , ish boksierin e Kombëtares së Kosovës.

Pireva tani nuk është pjesë e Kombëtares tonë, pasi që është larguar por një kohë ka stërvit edhe me Sead Bushatin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat