Beqiri ballëlart në Beograd, ka dy fjalë

Boksi

Beqiri ballëlart në Beograd, ka dy fjalë

Nga: K.Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:52
Beqiri ballëlart në Beograd, ka dy fjalë

Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri, është sikur në qiellin e shtatë pas fitores në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd.

Beqiri triumfoi në kategorinë 71 kg, ndaj Boniface Maina nga Kenia.

“Përfundoi sot ndeshja e parë në Kampionatin Botëror të boksit, ku u shpalla fitimtar unanim me një rezultat 5:0 kundër boksierit nga Kenia.

Faleminderit për mbështetjen të gjithëve”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat