Ish reprezentuesi i Kosovës, bën transplantin e veshkës në Francë! Kjo është gjendja e tij  

Boksi

Ish reprezentuesi i Kosovës, bën transplantin e veshkës në Francë! Kjo është gjendja e tij  

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:22
Ish reprezentuesi i Kosovës, bën transplantin e veshkës në Francë! Kjo është gjendja e tij  

Ish boksieri Rasim Shabani, ka bërë transplatin e veshkës në njërën nga spitalet e Clermont në Francë.

Ai është i lumtur që gjithçka shkoi mirë gjatë të hënës (pardje) dhe po e merr veten.

Shabani iu është falënderues edhe mjekëve. 

Image

“Gjendja ime është e mirë. Prej intensives kam kaluar në nefrologji. 

Image

Analizat e para janë të shkëlqyeshme”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Shabani ka qenë prej boksierëve më të mirë në Kosovë. Ai ka ka qenë reprezentues prej vitit 2000 deri 2010.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat