Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Boksi

Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:17
Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Me katër fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara, Alban Beqiri bëri historinë e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror që po mbahet në Serbi. Suksesi në çerekfinale dy ditë më parë ndaj jordanezit Zejad Eashash i preu biletën boksierit kuqezi për në gjysmëfinale, duke i siguruar minimalisht medaljen e bronzit në kategorinë e peshave 67-71 kg.

Një arritje fantastike nga Beqiri, i cili nderoi veten e tij dhe të gjithë shqiptarët me një boksim të shkëlqyer në ring, duke treguar një teknikë dhe një nivel të jashtëzakonshëm.

Botërori i Boksit në Serbi prodhoi edhe skandalin e moslejimit të Kosovës për të marrë pjesë nga ana e autoriteteve serbe. Gjithashtu, është vërshëllyer edhe flamuri shqiptar gjatë aktivitetit.

Ky ka qenë edhe një motivim më tepër për Beqirin, i cili u dha përgjigjen me të mirë në ring: “Kjo gjë më bën më shumë të lumtur edhe më tepër krenar për rezultatin.

Ata nuk na pëlqyen gjatë parakalimit në ceremoni, gjithashtu edhe gjatë momenteve të futjes në ring.

Por me paraqitjet në ring iu mbyll goja të gjithëve dhe kjo gjë më lumturoi edhe më shumë”, ka thënë Beqiri për Panorama Sport, i cili tronditi Beogradin me boksimim e tij, duke ngritur peshë të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat