Martinez i papërmbajtshëm, fiton nokaut

Boksi

Martinez i papërmbajtshëm, fiton nokaut

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:13
Martinez fiton titullin e botës me nokaut

Boksirei francez Kiko Martinez ka treguar luftë të madhe në ring.

Ai ishte i papërmbajtshëm ndaj rivalit. Martnez ka fituar titullin e botës në kategorinë pendël.

Boksieri fitoi me nokaut kundër britanikut Kid Galahad.

Martinez të shtunën mbrëma në Sheffield, e rrëzoi Galahadin fillimisht në raundin e pestë, para se ta mbyllte dilemën në raundin e gjashtë, pas vetëm gjashtë sekondave në këtë raund.

Martinez ka rrëmbyer titullin IBF në kategorinë pendël që e mbante Galahad. Galahad kishte dominuar katër raundet e para, por pas nokdaunit të parë nuk arriti ta merrte veten.

“Nuk po mund të besoj se çfarë pash. Ishte një meç aq i njëanshëm. Por një grusht ndryshon çdo gjë. Kiko Martinez ka luftuar në nivelin më të lartë për 15 vjet. E dija se nuk do të ndalte së provuari. Ishte e djathtë brutale për të mbyllur meçin”, ka thënë Hearn raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat