Jasin Lama, tekniku më i mirë në “Gongun e artë”, kujt ia dedikon medaljen?

Boksi

Jasin Lama, tekniku më i mirë në “Gongun e artë”, kujt ia dedikon medaljen?

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:44
Jasin Lama, tekniku më i mirë në “Gongun e artë”, kujt ia dedikon medaljen?

Mbrëmë në Shkup përfundoi me sukses turneu i mirënjohur ndërkombëtar në boks “Gongu i artë”, që sivjet festoi jubileun e 50-të, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Fituesi i vitit të kaluar Jasin Lama në këtë edicion u shpall tekniku më i mirë.

Reprezentesui i Maqedonisë së Veriut në meçin final shënoi fitore me ndërprerje në raundin e dytë kundër bullgarit Joan Filipov, duke qenë shumë afër që të fitoj për herë të dytë “Gongun e Artë”.

Pas kësaj fitore, Lama ka bërë një postim emocinues në rrjetin social facebook, ku medaljen ia ka dedikuar Ylber Aliut.

“Medaljen e artë dhe trofeun ia dedikoj vëllait tonë Ylber Aliut. Allahu e mëshiroftë me xhenet”, ka shkruar Lama.

Ndryshe, “Gongun e artë” e fitoi Luk Megvaer nga Irlanda, i cili në finale e mposhti Ala Almahmud.

Çifti më luftarak në turne u shpall ai mes boskierit të Kosovës Bashkim Bajoku dhe ukrainasit Rostislav Bilostocki. Trajneri më i suksesshëm Pol Benet nga Anglia, kurse Milosh Drashkovic ishte referi më i mirë.

Meçet finale “Gongu i artë 2021”:

-51 kg Shaban Dimitov (Bullgari)-Josef Mehmud (Angli) 0-5
-54 kg Rostislav Billostocki (Ukrainë)-Bashkim Bajoku (Kosova) 2-3
-57 kg Xhon Omera (Anggli)-Shon Pursel (Irlanda) 5-0
-60 kg Jasin Lama (Maqedonia e V.)-Joan Filipov (Bullgari) 5-0, Ndërp. R2
-63 kg Josef Tajers (Angli)-Din Klansi (Irlandë) 4-1
-67 kg Shpëtim Bajoku (Kosova)-Vajn Keli (Irlandë) 5-0, Ndërp. R3
-71 kg Joan Kroft (Vels)-Davron Bozorov (Moldavia) 5-0
-72 kg Luk Megvaer (Irlandë)-Ala Almahmud (Ukrainë) 3-2
-75 kg Igor Rogic (Serbi)-Garan Kroft (Vels) 3-2
-80 kg Emir Sabotic (Mali i Zi)-Aron Boen (Angli) 0-5
-86 kg Milorad Puric (Mali i Zi)-Sllobodan Jovanovic (Serbi) 2-3
+92 kg Dimitrije Miric (Mali i Zi)-Kartin Benet (Angli) 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat