Poirer: Gati të mund tjetër kënd

Boksi

Poirer: Gati të mund tjetër kënd

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:00
Poirer: Gati të mund tjetër kënd

Më 11 dhjetor, në eventin “UFC-269”, Çarlls Oliveira, kampion i botës në peshën e lehtë, do të mbrojë titullin ndaj Dustin Poirier.

Ky i fundit vjen nga dy fitoret radhazi që arriti ndaj Konor MekGregor dhe pretendon të marrë titullin që dikur e mbante Khabib Nurmagomedov. Poirier, që vjen nga tri fitore radhazi, shprehet optimist për këtë sfidë.

“Ky vit ka qenë i mbarë për mua, kam arritur të fitojë dy herë ndaj McGregor dhe do ta mbyll si kampion bote. Nuk kam mbaruar ende si sportist. Ka ardhur koha që të mposht në kafaz edhe disa të tjerë.

Ata që flasin shumë sot në rrjetet sociale meritojnë një dajak të mirë, duke i kapur me shkelma by**ës. Unë mendoj se do t’u jap të të gjithë atyre që flasin shumë një leksion të mirë. Jam në formë dhe gati për sfidën e radhës”, tha Poirier.

Kujtojmë se Dustin Poirier ka shënuar 28 fitore, 6 humbje dhe një sfidë është mbyllur me barazim në luftërat në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat