Alvarez ka vendosur të ndryshojë sërish peshë

Boksi

Alvarez ka vendosur të ndryshojë sërish peshë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:35
Alvarez ka vendosur të ndryshojë sërish peshë

Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka vendosur të ndryshojë sërish peshë dhe të duelojë në peshën “cruiserweight” (pesha deri 92kg).

Ai do të kërkojë të shpallet kampion bote edhe në këtë Divizion të ri, ku do të debutojë vitin tjetër.

Alvarez do të lërë kështu peshën super të mesme, ku pak ditë më parë u shpall kampion i padiskutueshëm bote, duke unifikuar titujt kampion. Në divizionin e ri ai do të përballet me kampionin në fuqi, kongolezin Ilunga Makabu (mban titullin e kategorisë WBC), shkruan Telesporti.

WBC ka aprovuar këtë sfidë, që pritet me interes, pasi meksikani është një nga ikonat e këtij sporti.

Më herët, ai ka qenë kampion bote në peshën “light middleweight”, të mesme, super të mesme dhe “light heavyweigjt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat