Florian Marku i papërmbajtshëm, e çon në këmbë Londrën  

Boksi

Florian Marku i papërmbajtshëm, e çon në këmbë Londrën  

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Florian Marku i papërmbajtshëm, e çon në këmbë Londrën  

(E plotësuar) -  Florian Marku i papërmbajtshëm, e çon në këmbë Londrën.

Marku e mbron titullin e kampionit IBF International në kategorinë velter. Ai e mposhti me pikë (78-76) boksierin francez. 

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka luftuar për tetë runde ndaj francezit Jorick Luisetto. 

Image

Marku luftoi si luan, me plot meritë kampion.

Ashtu si i ka hije, luftëtarit shqiptar, ua bëri zemrën mal miliona shqiptarëve.

Në një atmosferë të rrallë në “The SSE Arena” (Wembley) Londër, ku kishte shumë bashkatdhetarë tanë me flamuj Kombëtarë, të cilët me brohoritjei dhanë zemër trimit shqiptar. 

Image

Rundi i tetë, Marku boksoj me zgjuarsi në rundin e fundit, nuk ka lejuar nga ndonjë gabim të përfiton rivali. Përfunduan të gjitha rundet, pritet vendimi i gyjqtarëve. 

Rundi i 7-të, edhe francezi i papërshtatshëm në disa momente. Marku e francezi, shpërndanë disa goditje.

Rundi i gjashtë, meç i luftuar, Marku po tregon cilësitë e tija. 

Rundi i pestë, Florian Marku është aktiv, kërkon ta nokautojë francezin. Në fund të rundit të pestë, Marku pësoi dy-tri goditje të forta.  

Rundi i 4-të, të dy boksierët synojnë që me nokaut të përfundojnë punë.

Boksieri shqiptar, shumë i kujdeshëm ndaj rivalit. Atmosferë madhështore në Londër. Francezi pati disa goditje.

Rundi i tretë, Marku deri me tash po tregon zemër të madhe kundër francezit, Jorick Luisetto.

Edhe rundi i dytë, të dy boksierët po tregojnë nivelin e tyre. Marku mjaft i mirë, i dha disa goditje rivalit.

Rundi i parë jashtëzakonish i fortë.

23.28, Shumë tifozë me flamuj kombëtar. Atmosferë kuqezi në Londër. 

Gjithçka gati për mbrëmjen e madhe të boksit. E kush tjetër në ring, përveç Florian Markut, i cili synon fitore kundër francezit Jorick Luisetto.

Meçi zhvillohet në “The SSE Arena” në Londër. Marku sonte është në mbrojtje të titullit kampion të kategorisë IBF.

Gjithçka është gati, trimi ynë kërkon fitoren e radhës. Ai është në formën më të mirë të mundshme.

Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2.

Marku prej 10 meçeve ka 9 fitore dhe vetëm një barazim.

Para duelit të Markut do të zhvillohet një meç tjetër prej gashtë raundeve dhe më pas në ring do të dalë boksieri shqiptar.

Linku KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat