Legjenda e MMA-së, në spital në gjendje të rëndë pas infektimit

Boksi

Legjenda e MMA-së, në spital në gjendje të rëndë pas infektimit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Legjenda e MMA-së, në spital në gjendje të rëndë pas infektimit

Legjenda e UFC-së, Diego Sanchez (30 fitore e 13 humbje në UVC në 43 duele të zhvilluara në kafaz), ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid-19. I deklaruar si një person që nuk do të vaksinohej, Sanchez po kalon një formë të rëndë të koronavirusit dhe është në terapi intensive.

Vetë sportisti ka postuar një foto nga spitali, ku duket se është penduar që nuk ka kryer vaksinën. 40-vjeçari, në rrjetet sociale shkruan:

“Mushkëria e pushtuar nga Covid nuk dorëzohet, por kjo dreq nuk ka qenë një shaka”, duke postuar edhe një foto tjetër të mushkërive të sëmura.

Koronavirus ka krijuar mpiksje gjaku te sportisti në këmbë dhe të dyja mushkëritë janë të rënduara. Për momentin ai nuk konsiderohet në gjendje të rëndë, por mbetet në vëzhdimin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat