Shteti afrikan i kërkon diçka të çuditshme Mike Tysonit

Boksi

Shteti afrikan i kërkon diçka të çuditshme Mike Tysonit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:04
Shteti afrikan i kërkon diiçka të çuditshme Mike Tysonit

Shteti afrikan i Malawi, ku kultivimi i kanabis për qëllime mjekësore është i lejuar, i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, boksierit amerikan Mike Tyson, të bëhet ambassador i industrisë lokale të këtij vendi.

“Malawi nuk mund t’ia dalë dot mbanë i vetëm në këtë sektor kaq kompleks dhe ka nevojë për një partner.

Ne duam të emërojmë Mike Tyson si ambasador i sektorit të kanabis në Malawi”, ka shkruar në një letër publike Ministri i Bujqësisë së këtij vendi, në një letër të publikuar disa ditë më parë.

Mike Tyson është një kultivues i kanabis në vendin e tij, biznes me të cilin ka disa vite që merret.

Ndërkohë që shteti i Malawi ka dy vite që ka vendosur të lejojë kultivimin e kësaj bime për qëllime mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat