Paralajmëron Joshua: Do t’i hakmerrem Usykut

Boksi

Paralajmëron Joshua: Do t’i hakmerrem Usykut

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:18
Anthony Joshua dhe Usyk

Anthony Joshua thotë se vijon të ndihet i zemëruar me veten, pas humbjes kundër Oleksandr Usyk, por këmbëngul se ajo disfatë po e nxit çdo ditë për t’iu hakmarrë ukrainasit.

Joshua u mposht nga Usyk dhe i humbi titujt e botës në kategorinë e rëndë WBA, WBO dhe IBF në shtator.

Ajo ishte vetëm humbja e dytë e Joshuas në karrierë.

Rimeçi mes tij dhe Usyk pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2022 dhe Joshua thotë se mezi pret të hakmerret për atë humbje dhe të bëhet kampion i botës për herë të tretë.

“Unë e di se mund të jem më i mirë se atë natë”, tha Joshua, 32-vjeçar, për BBC Sport.

“Është më e lehtë të thuash sesa ta bësh, por në zemër dhe në shpirt, në tru dhe në trup, ndiej vërtet se kam shumë për të dhënë”, shtoi britaniku.

“Jam i zemëruar. Zemërimi po rritet, por po më nxit çdo ditë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat