Dana White pozitiv me koronavirus

Boksi

Dana White pozitiv me koronavirus

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Dana White pozitiv me koronavirus

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është izoluar. Ai mund të mungojë në eventin UFC-269 që zhvillohet pas një jave, por ai ka vijuar nga shtëpia punën e tij.

“Gjithçka shkon mirë edhe familja ime është mirë. Isha për Festën e Falenderimeve në vendlindje dhe jam infektuar, pasi dola pozitiv me koronavirus bashkë me të gjithë familjen.

Përveç kësaj, çdo gjë tjetër është mirë”, tha Dana White.

“Me apo pa mua në kafaz biznesi do të vijojë, pasi eventet do të zhvillohen normalisht. Tani jam në karantinë por jam në kontakt me të gjithë të tjerët dhe me shumë çështje po merret Joe Rogan. Jam i vaksinuar, ndaj po e kaloj pa probleme”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat