Joshua “hap krahun”, heq dorë nga revanshi

Boksi

Joshua “hap krahun”, heq dorë nga revanshi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:12
Joshua “hap krahun”, heq dorë nga revanshi

Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, ka deklaruar se ka nisur bisedimet në emër të boksierit britanik Anthony Joshua, për të hequr nga revanshi me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ky i fundit, në shtator të këtij viti, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Joshua, duke marrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO), shkruan telesporti.

Fillimisht palët ranë dakord për të zhvilluar revanshin në pranverën e vitit të ardhshëm, por duket se kjo sfidë do të anullohet. Pritet që Usyk të përballet në pranverë me një tjetër boksier britanik, kampionin tjetër të botës së këtij Divizioni, Tyson Fury (mban titullin e kategorisë WBC). Fury, në tetor të këtij viti, fitoi me KO ndaj amerikanit Deontay Wilder.

Heqja dorë e Joshua nga revanshi i hap “dritën jeshile” sfidës së madhe të unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Usyk dhe Fury.

Për të hequr dorë nga revanshi, mësohet se Joshua kërkon rreth 40 milionë dollarë, një shumë relativisht e madhe, çka mund të pengojë negociatat.

“Po, stafi i Fury më ka kontaktuar, duke na kërkuar të heqim dorë nga revanshi. Gjithsesi, për të hequr dorë duhet një ofertë shumë e mirë, jo me 7 shifra. Për momentin thjesht kemi një kërkesë dhe asgjë konkrete, asnjë ofertë. Përgjigjja do të vijë në momentin e duhur”, tha Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat