Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri me prejardhje shqiptare

Boksi

Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri me prejardhje shqiptare

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:01
Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri me origjinë shqiptare

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Galatasi, të Greqisë. Haris Kontogiorgis, bokier, u ekzekutua me armë zjarri teksa po futej në palestër. Tashmë në tryezën e autoriteteve greke janë disa pista.

Mediat grekee lidhin ekzekutimin me shqiptarët duke e cilësuar “kronikë të një vrasje të paralajmëruar”, ndërsa policia vlerëson se vrasja lidhet me veprimin e një bande grabitje greko-shqiptare, që gjatë muajve të fundit goditi disa zona.

“Ta Nea” shkruan se ekziston frika se për arsye të ndryshme lufta e interesave në krimin e organizuar do të rifillojë nga kriminelët grekë në Atikë, që numëron 18 të vdekur që nga viti 2017.

Image

Dhe kjo pa marrë parasysh sulmet kriminale në Zakynthos dhe pjesë të tjera të vendit apo mes anëtarëve të mafies shqiptare.

Zyrtarët vlerësojnë se krimi lidhet drejtpërdrejt edhe me atë të kriminelit 58-vjeçar me pseudonimin “Kefalas” majin e kaluar. Dy viktimat e akteve kriminale në Metamorfosi dhe Galatsi njiheshin prej shumë vitesh.

Me boksierin 44-vjeçar që duket se po e ndihmonte 58-vjeçarin në punë të ndryshme, ku ky i fundit e thërriste ose e prezantonte si “nipi”. 44-vjeçari në fakt ka qenë pranë skenës së vrasjes së 58-vjeçarit në Metamorfosi.

Zyrtarët mblodhën informacione se “kontrata e vdekjes” në maj në Metamorfosi kishte lidhje me kriminelët grekë dhe kryesisht ata shqiptarë. Mbetet e panjohur se cili ka qenë roli dhe nëse ka pasur përfshirje të boksierit të vrarë në Galatsi, në këto veprime të pasardhësve të 58-vjeçarit.

Policia kishte informacione se persona të tjerë që kishin kontakte me 58-vjeçarin e vrarë, por edhe kriminelë që synonin komandimin e Atikës verilindore, do të tentonin të vrisnin “nipin” apo persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat