Ky është ish boksieri i arrestuar në Gjilan për tenderin e 2 milionë eurove

Boksi

Ky është ish boksieri i arrestuar në Gjilan për tenderin e 2 milionë eurove

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Ilustrim

Ish boksieri, Ismet Haziri është ndaluar nga Polica e Kosovës, pasi dyshohet se ka fituar  tenderë me dokumente të falsifikuara.

Siç mëson “Bota sot” Haziri ishte boksier i Partizanit të Gjilanit.

Po ashtu, ai ka boksuar edhe për Prishtinën e gjeneratës së artë të viteve të 80ta.

Image
Ismet Haziri

Ndërkaq, sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Haziri është pronar i kompanisë “Globi M.I”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet, I.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton opinionin publik se ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që ti fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, thuhet në njoftimin për media.

Image
Ismet Haziri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat