Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Boksi

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Kundërshtari i radhës për Tyson Fury është zbuluar tashmë dhe dueli do të zë vend vitin tjetër.

Fury duket se do të përballet me Dillian Whyte në duelin e tij të radhës, pasi kjo është urdhëruar nga WBC në peshat e rënda.

Periudha 30 ditëshe për Fury që të arrijë marrëveshje për unifikimin e titujve ka kaluar, dhe Whyte tashmë do të jetë i mandatuari për të dueluar me ‘Gypsy King’.

Këto zhvillime të fundit nënkuptojnë se dueli mes Usyk dhe Fury nuk do të zhvillohet, duke ia lejuar kështu ukrainasit të ketë fokusin për revanshin me Anthony Joshua.

‘Mirror’ raporton se dueli mes Fury dhe Whyte pritet të zhvillohet në marsin e vitit të ardhshëm, në Cardiff ose Manchester si lokacione potenciale.

Whyte ka kërkuar një mundësi të tillë tash e sa kohë dhe tani do ta ketë mundësinë të bëjë befasinë prej më të mëdhave në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat