Poirier: Do ta mbylli vitin si kampion

Boksi

Poirier: Do ta mbylli vitin si kampion

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Poirier: Do ta mbylli vitin si kampion

Mëngjesin e 12 dhjetorit, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-269 në artet marciale mikse. Sfida kryesore e këtij eventi është ajo e titullit kampion bote në peshën e lehtë, mes kampionit në fuqi Charles Oliveira dhe sfidantit Dustin Poirier.

Ky i fundit vjen nga dy fitore të arritura këtë vit ndaj Conor McGregor dhe synon ta mbyllë me një fitore të tretë, që do t’i japë titullin kampion. “Unë jam kampioni dhe ai titull do të jetë i imi. Ai trofe është shumë i rëndësishëm për mua”, u shpreh Poirier.

“Ai titull do të jetë kurorëzimi i një karriere dhe pune të gjatë që unë e bashkëshortja ime kemi bërë në gjithë këto vite. Nëse shpallem kampion, atëherë do të kem arritur gjithçka në këtë sport, pasi kam edhe biznese të tjera”, tha Poirier.

“Do të jenë 5 raunde dhe 25 minuta të zjarrta, që shpresoj t’i kurorëzoj me titullin kampion. Ato 25 minuta në kafaz do të më duken si një përjetësi, por jam gati”, u shpreh Dustin Poirier, 28 fitore, 6 humbje dhe 1 duel pa rezultat në artet marciale mikse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat