Dikur luftonte nëpër rrugë, sot është yll i sportit 

Boksi

Dikur luftonte nëpër rrugë, sot është yll i sportit 

Nga: K.Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 22:20
Dikur luftonte nëpër rrugë, sot është yll i sportit 

Luftëtari çeçen Hamzat Chimaev është yll i madh i MMA-s.

Hamzat filloi të luftonte nëpër rrugët e Çeçenisë. Ai kishte sfida çdo ditë, derisa si adoleshent shkoi në Suedi, ku jeton edhe sot.

"Çdo ditë kam luftuar në rrugët e Çeçenisë. Ne bëmë emër në rrugë dhe nuk kam humbur kurrë një luftë", thotë ai.

Ai filloi të luftonte pasi u ngacmua nga një djalë disa vite më i madh.

“Filloi të më gjuante majtas e djathtas për rreth dhjetë minuta. Më pas u lodh, dhe unë fillova ta godisja. Ai nuk u ngrit më dhe ngacmimi mori fund”, tregon Hamzat.

Vite më vonë,  Hamzat luftoi në rrugë me kundërshtarë të ndryshëm. Askush nuk mund ta rrihte, por më pas ai shkoi në Suedi.

Ai filloi të stërviste në MMA dhe kjo doli të ishte lëvizja e duhur dhe sot ai është një nga luftëtarët më të mirë në botë.

Njeriu i parë i UFC-së, Dana White i kupton të gjithë luftëtarët që refuzojnë të luftojnë Hamzat Chamaev.

"Unë nuk fajësoj askënd që nuk dëshiron ta luftojë atë. Ai është një njeri që nuk zgjedh kundërshtar dhe  kategori," tha White,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat