Joshua-Usyk e Fury-Whyte në shkretëtirë

Boksi

Joshua-Usyk e Fury-Whyte në shkretëtirë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:57
Joshua-Usyk e Fury-Whyte në shkretëtirë

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn, ndodhet në Lindjen e Mesme për të nogociuar zhvillimin pranverën e ardhshme të dy sfidave të mëdha të boksit, të vlefshme për titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Bëhet fjalë për duelet Anthony Joshua-Oleksandr Usyk si dhe Tyson Fury-Dillian Whyte.

Hearn është menaxheri i Joshua dhe Whyte, ndaj shpreson të arrijë një marrëveshje të mirë financiare në Lindjen e Mesme, për zhvillim aty të këtyre sfidave. “Këtu kemi një potencial të mirë financiare, që mund të kënaqë të gjitha palët. Mendoj se këtu mund të arrijmë marrëveshje të mira për të dyja sfidat”, tha Hearn.

Përveç Lindjes së Mesme, për këto dy sfida është në garë edhe Britania e Madhe për t’i mirëpritur ato. Në Londër mund të zhvillohet derbi britanik Fury-Whyte.

Pritet që fituesit që do të dalin nga këto dy sfida do të përballen mes tyre për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat