Marku mbylli një vit shumë të sukseshëm

Boksi

Marku mbylli një vit shumë të sukseshëm

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Marku mbylli një vit shumë të sukseshëm

Florian Marku mbylli një vit shumë të sukseshëm në arenën e boksit botëror.

“Mbreti” shqiptar vazhdon të jetë i pamposhtur dhe në dy ndeshjet e fundit ai ia doli të shpallet kampion bote në kategorinë IBF dhe më pas ta mbante këtë titull.

Pas triumfit të fundit Marku tha me zë të lartë që vitin e ardhshëm dëshironte që një ndeshje e tij të zhvillohej në Tiranë në një stadium të mbushur plot më shqiptarë, transmeton albeu.

Kur kanë kaluar vetëm disa javë nga ato fjalë, Florian Marku ka publikuar një story në rrjetin e tij social “Instagram” ku njofton se vitin e ardhshëm e presin 4 ndeshje të mëdha që do të zhvillohen në Angli, Austri ose Gjermani, Itali dhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat