Përballje e fortë Parker - Chisora, ky është fituesi  

Boksi

Përballje e fortë Parker - Chisora, ky është fituesi  

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 00:34
Pamje nga meçi, Foto Reuters

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker, ka qenë shumë më i mirë se Derek Chisora, duke triumfuar me vendim të gjyqtarëve pas 12 rundeve.  

Parker tregon mjeshtri në disa runde duke e fituar rimeçin në peshën e rëndë të versionit WBO, që u zhvllua në Manchester.

Në rundin e katërt gjyqtari i numëron Chisoras. Parker ka qenë jashtëzakonisht i papërshtatshëm për Chisoran. Fundi i rundit të katërt me tensione, goditje pas goditje.  

Image

Në rundin e 7-të, Chisora bie në dysheme, ndërsa gjyqtari i numëron. Pas numërimit, Parker godet fuqishëm në fytyrë kundërshtarin.   

Chisora në telashe edhe në rundin e tetë, sërish i numëron gjyqtari. 

Rundi i fundit ishte jashtëzakonisht i luftuar, me disa goditje të forta ndaj njëri – tjetrit.

Image

Joseph Parker ka 31 meçe, 30 të fituara, 21 prej tyre me nokaut dhe ka vetëm 2 humbje. Derek Chisora ka 44 meçe të zhvilluara, 32 të fituara, 23 prej tyre me nokaut, ka humbur 12 meçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat