Ruiz gati të përballet me Tyson Fury në mars të 2022-shit

Boksi

Ruiz gati të përballet me Tyson Fury në mars të 2022-shit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:56
Ruiz gati të përballet me Tyson Fury në mars të 2022-shit

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, ish-kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh i gatshëm të duelojë në mars të vitit të ardhshëm ndaj britanikut Tyson Fury. Ky i fundit mban titullin kampion të kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Dy boksierët kanë marrëdhënie të mirë mes tyre dhe mund të kryqëzojnë dorezat në një përballje që do të zhvillohet në Amerikë.

“Eja të duelojmë bashkë miku im, unë jam i interesuar të fitoj titullin WBC”, u shpreh Andy Ruiz, 34 fitore e 2 humbje në karrierën e tij. Meksikani është gati të ngjitet në ring në mars, ndërkohë që nuk duelon që prej majit të këitj viti.

Ruiz është një emër i njohur në boks, pasi i shkaktoi humbjen e parë Anthony Joshua në vitin 2019, duke u bërë kampion bote në peshën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat