Me Flamur të Kosovës drejt Serbisë! Lata çuditi policinë serbe, këta të fundi e pyesin për...

Boksi

Me Flamur të Kosovës drejt Serbisë! Lata çuditi policinë serbe, këta të fundi e pyesin për...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Me Flamur të Kosovës drejt Serbisë! Lata çuditi policinë serbe, këta të fundi e pyesin për...

Viti 2021 do të mbahet mend për shumë ngjarje sportive, por edhe për probleme të mëdha. 

Një ngjarje që nuk harrohet, është kur politika e poshtër e Serbisë nuk ka lejuar Kombëtaren e Kosovës të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që mbahej në Serbi nga data 24 tetor e deri me 5 nëntor. 

Boksierët tanë nuk u lejuan të shkojnë në Beograd.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës, ishte nisur me simbole shtetërore (me Flamur të Kosovës) drejt Beogradit, por tri herë u ndalën e u kthyen pas. 

Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, në një moment kishte çuditur policinë serbe por edhe ishte provokuar në kufirin në Merdarë. “Polici na provokoi kur na ndali, iu drejtua Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm  të Federatës së Boksit të Kosovës.

‘Paskeni ngrënë shumë vezë të ziera’. Demolli nuk mendoj as dy herë, ua kthej me të parën duke ia bërë mat: ‘Jo vezë, por omblet’! Polici mbet i heshtur dhe nuk i erdhi mirë”, tregon një burim brenda Kombëtares.  

Ky ishte një nga zhvillimet më interesante e të pakëndshme për boksierët e Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat