Ortiz triumfon me nokaut teknik

Boksi

Ortiz triumfon me nokaut teknik

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:10
Ortiz triumfon me nokaut teknik

Të shtunën mbrëma në Hollywood, Florida, boksieri kuban i kategorisë së rëndë, Luis Ortiz ka arritur t’i përballojë dy nokdaune duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e gjashtë boksierin amerikan, Charles Martin, transmeton Insporti. Ortiz me fitoren e shënuar ka bërë hap para drejt një lufte tjetër për titull bote.

Në parameç boksoi edhe ylli tjetër kuban i kategorisë së rëndë Frank Sanchez. Ai mposhti me vendim unanim pas 10 raundeve Christian Hammerin.

Për Ortizin 42-vjeçar ishte lufta e parë që nga nëntori i vitit 2020.

Martin e rrëzoi Ortizin një herë në raund të dytë dhe një herë në raund të katërt. Ai ishte duke kryesuar me pikë, por në raundin e gjashtë Ortiz arriti të rikthehet duke e rrëzuar dy herë Martinin e duke triumfuar me nokaut teknik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat