Usyk: Mezi pres të dueloj me Fury

Boksi

Usyk: Mezi pres të dueloj me Fury

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:03
Usyk: Mezi pres të dueloj me Fury

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se është gati të përballet në të ardhmen me një tjetër kampion të këtij Divizioni, britanikun Tyson Fury. Javët e fundit u përfol shumë për një duel mes tyre, që do të unifikonte titujt kampione bote në peshën e rëndë.

Gjithsesi, për Usyk, kjo sfidë mund të zhvillohet më vonë, pasi ai fillimisht ka një tjetër objektiv: Të fitojë revanshin ndaj Anthony Joshua.

“Fitoret vijnë dhe njerëzit ndryshojnë mendim për mua. Tashmë kam shumë objektiva përpara, por për momentin jam përqendruar te sfida me Joshua”, tha Usyk.

“Në të ardhmen kam disa rivalë që dua t’u jap një leksion të mirë, siç janë Tyson Fury apo Deontay Wilder. Natyrisht që me stafin tim jemi më shumë të përqendruar te një përballje me Fury dhe pasi të mbyllim revanshin do ta diskutojmë atë ide. Mezi pres ta kem përballë në ring dhe ta mposht”, tha Usyk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat