Çmenduri, duel në tarracën e hotelit të famshëm

Boksi

Çmenduri, duel në tarracën e hotelit të famshëm

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:07
Çmenduri, duel në tarracën e hotelit të famshëm

Pas zërave të orëve të fundit sot ka ardhur konfirmimi se Floyd Mayweather do të rikthehet muajin e ardhshëm në ring, në një tjetër duel “show”. Kjo sfidë do të zhvillohet në tarracën e hotelit “Burj Al Arab”, në Dubai, ku dhe boksieri i pamposhtur amerikan ndodhet prej disa ditësh.

Një tarracë e bërë e famshme për një ndeshje “show” tenisi mes Roger Federer e Andre Agassi disa vite më parë, në një lartësi disa qindra metra. Ajo tarracë është zona ku ulen helikopterët që sjellin klientë nga ajri për hotelin e famshëm në formë varke me vela, e pozicionuar në mes të detit.

Sfida do të zhvillohet më 20 shkurt dhe prania e fansave në këtë tarracë do të jetë e limituar. “Gjithnjë ka qenë një ëndërr për mua të dueloj në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tregoj talentin tim në Lindjen e Mesme.

Ende nuk e kemi zgjedhur rivalin, por së shpejti do ta bëjmë publik emrin e tij”, tha Mayweather.

Me shumë gjasa, rivali i tij do të jetë Rashed Belhasa, një personazh i njohur i YouTube, që njohet me nofkën Money Kicks. Boksieri ka dueluar për herë të fundit në qershor të vitit të kaluar, në Majemi. “Më pëlqejnë këto sfida “show”, janë më shumë se sa boks, ka argëtim në to”, tha Mayweather.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat