Çfarë po paralajmëron Florian Marku?

Boksi

Çfarë po paralajmëron Florian Marku?

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:09
Çfarë po paralajmëron Florian Marku?

Florian Marku ka njoftuar të gjithë sportdashësit se tashmë po stërvitet me trajnerin Grant Smith.  Marku shprehet se grupi ku ai po stërvitet janë elitar, ndërsa njofton se punë të mëdha do vijnë në vijim.

Mes të tjerash Marku, thekson se shumë shpejt do të ketë lajme të reja drejt rrugës së tij për tu bërë kampion bote.

“Në karrierën time dua të përmirësohem vazhdimisht.

Pas luftimit tim të fundit u ula me menaxhmentin tim sjamboxing dhe shikuam çdo detaj.

Jam krenar të njoftoj se tani po stërvitem me Grant Smith nga stewlcitygym, dua ta falënderoj atë dhe djemtë sunnyedwards @_daltonsmith08 @jdbostan @johndoc234 që më bënë të ndihem kaq i mirëpritur. Ata janë një grup elitar dhe vetëm gjëra të mira mund të vijnë nga puna me të gjithë. Asnjë detaj nuk do të kursehet në përpjekjen time për t’u bërë kampion bote – më shumë lajme do të vijnë së shpejti ”shkruan Marku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat