Vdes sportisti i Kosovës

Boksi

Vdes sportisti i Kosovës

Nga: K.G. Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:00
Muhamet Ferizaj  - majtas e Muharrem Gjocaj - djathtas

Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, jep lajmin e hidhur. 

Gjocaj konfirmon për vdekjen e ish boksierit Muhamet Ferizaj.

“Me një pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut tim Muhamet Ferizaj.

Ne emrin tim dhe në emër të Klubit Boksit Amator Profi Peja ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën nga afër.

Me Muhametin kem kaluar shumë kohë së bashku, ku si dy boksier i kaluam shum sfida.

Muhameti ishte boksier i klubit Boksit Peja të viteve 80-ta, ku çdoherë në ring tregoj rezultate të shkëlqyshme.

Do ta kujtojmë gjithmonë si një shok, koleg dhe njeri të mirë ashtu siç ishte, i leht të qoftë dheu i Kosoves miku im”, ka shkruar Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat