Marrëveshja Joshua – Usyk është e përfunduar, meçi do të zhvillohet

Boksi

Marrëveshja Joshua – Usyk është e përfunduar, meçi do të zhvillohet

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:20
Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk

Marrëveshja për revanshin Anthony Joshua – Oleksandr Usyk është finalizuar.

Promotori i boksit, Eddie Hearn ka dhënë disa komente lidhur me meçin mes Joshua dhe Usyk.

Joshua ka shfrytëzuar të drejtën e tij sipas kontratës, për të tentuar kthimin e titujve të kampionit. Hearn thotë se kushtet janë të caktuara dhe ka mbetur vetëm një detaj i vogël.

“Marrëveshja me AJ – Usyk është shumë e thjeshtë. Marrëveshja është kryer tashmë, kushtet janë kryer, ka të bëjë vetëm më një bisedë që thotë’ Oleksandr, është në prill, në këtë datë në Wembley, shihemi atje”, ka thënë Hearn.

“Me këta djelmosha do të jetë shumë e lehtë”, shtoi promotori britanik.

Flitej se Joshua do të lëshonte rrugë për duelin Fury – Usyk, por britaniku zgjodhi lavdinë para parave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat