Joshua e ka shfrytëzuar të drejtën për rimeç, por...

Boksi

Joshua e ka shfrytëzuar të drejtën për rimeç, por...

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Joshua e ka shfrytëzuar të drejtën për rimeç, por...

Promotori i Tyson Furyt, Bob Arum, ka zbuluar se Anthony Joshua do të përballet me Oleksandr Usykun në qershor, në përpjekje për t’i rikthyer titujt e botës në kategorinë e rëndë për herë të dytë.

Joshua u mposht nga Usyk dhe i humbi titujt e botës në kategorinë e rëndë WBA, WBO dhe IBF në shtator.

Ajo ishte vetëm humbja e dytë e Joshuas në karrierë.

Joshua e ka shfrytëzuar të drejtën për rimeç me ukrainasin dhe, megjithëse mendohej se ai do të ndodhte në prill, Arum njoftoi se qershori është muaji i caktuar për këtë luftë.

“Ata do të luftojnë në qershor”, tha Arum për Joshuan dhe Usykun.

Kohë më parë, Joshua tha se vijon të ndihet i zemëruar me veten, pas humbjes kundër Oleksandr Usyk, por këmbënguli se ajo disfatë po e nxit çdo ditë për t’iu hakmarrë ukrainasit.

“Unë e di se mund të jem më i mirë se atë natë”, tha Joshua për BBC Sport në dhjetor.

“Është më e lehtë të thuash sesa ta bësh, por në zemër dhe në shpirt, në tru dhe në trup, ndiej vërtet se kam shumë për të dhënë”, shtoi britaniku.

“Jam i zemëruar. Zemërimi po rritet, por po më nxit çdo ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat