Diaz: Kjo lojë me UFC më ka mërzitur

Boksi

Diaz: Kjo lojë me UFC më ka mërzitur

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Diaz: Kjo lojë me UFC më ka mërzitur

Gangsteri nga Stockton, Nate Diaz, tashmë 36 vjeç, duket se dëshiron të tërhiqet përfundimisht nga sporti.

Ai është një nga ikonat e arteve marciale mikse (20 fitore, 13 humbje). Diaz ka ende edhe një duel për të zhvilluar me UFC-në, sipas kontratës që dy palët kanë mes tyre.

Duket se shanset që ai të duelojë sërish me Conor McGregor janë të vakta, ndaj Diaz i ka bërë të qartë Dana White që ta zgjidhë këtë çështje, duke i garantuar duelin me Dustin Poirier. Amerikani synon ta mbyllë me nder, duke zhvilluar edhe një sfidë të fundit në kafaz dhe më pas të tërhiqet.

“Jam gati të dueloj që tani ndaj Dustin Poirier. Kjo lojë me UFC më ka mërzitur, për mua është një çështje e mbyllur. Dua të zhvilloj edhe këtë sfidë të fundit para se të tërhiqem nga sporti. Për mua bashkëpunimi me MMA-në ka përfunduar”, tha Nate Diaz, që nuk duelon që prej qershorit të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat