Pushtimi i Ukrainës hedh në erë meçin e revanshit Usyk - Joshua

Boksi

Pushtimi i Ukrainës hedh në erë meçin e revanshit Usyk - Joshua

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:10
Oleksander Usyk

Meçi i revanshit për titullin botëror në boks në peshat e rënda mes kampionit ukrainas Oleksander Usyk dhe britanikut Anthony Joshua, është vënë përsëri në dyshim, ndonëse ka paraprakisht akord për duelin mes të dyve në maj apo qershor.

Shkak është bërë pushtimi i Ukrainës nga Rusia, jo vetëm për faktin se planifikohej që ndeshja të zhvillohej në Kiev.

Usyk kishte udhëtuar drejt Anglisë për të zhvilluar bisedime me Joshua rreth ndarjes së përfitimeve të duelit për titullin, por tashmë duket se ka mbetur në Britaninë e Madhe pasi nuk mund të kthehet në vendlindje.

Ajo që është më e keqja, kampi i tij përgatitor është në afërsi të Kievit dhe sigurisht që ai nuk do të shkojë të përgatitet për një duel botëror në një rajon ku po kryhen luftime të mirëfillta.

Burimet pranë boksierit britanik konfirmuan për mediat angleze se kishte një akord në parim mes palëve, por tashmë situata e fundit bën gjithçka të paqartë, pasi Usyk nuk mund të përgatitet në kushtet më të mira të mundshme.

Ai është përgatitur që nga viti 2018 në këtë kamp stërvitor dhe e ka cilësuar si një prej arsyeve pse ai arriti të ngjitej në majë të botës duke bërë të tijtë brezat e WBA, WBO dhe IBF për peshat e rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat