Cilët janë titujt më të mëdhenj që posedon Alberti?

Boksi

Cilët janë titujt më të mëdhenj që posedon Alberti?

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:53
Cilët janë titujt më të mëdhenj që posedon Alberti?

Gjatë fundjavës në Minhen të Gjermanisë u zhvilluar spektakli i radhës “Steko Fight Night”. Në këtë mbrëmje mjaft tërheqëse një vend special nga organizatori i ishte rezervuar legjendës së klubit, Albert Krieziu, i cili ishte shumë i kënaqur nga pritja dhe ndeshjet e treguara ne ring.

Ky respekt i klubit Steko, nuk është i rastësishëm kur dihet se Krieziu ishte njëri prej sportisteve më të mirë të të gjitha kohërave dhe këtij klubi i sjelli shumë tituj si evropian ashtu edhe botëror.

Cekim se kikboksieri shqiptar ka qenë edhe njëri prej sparing partnereve të legjendës tani më të ndjerë, Besim Kabashi.

Ndryshe, Albert Krieziu ka lindur në Tërnovc të Preshevës, dhe për një jetë më të mirë shkoi në Zvicër ku edhe u inkuadrua menjëherë me sport, por njëherit si futbollist i një klubi ku luajti për disa vite me sukses, kurse në moshën 25 vjeçare ai deshi që ta realizoi ëndrrën e tij fëmijërore për tu bërë një sportist luftarak, andaj edhe u regjistrua në një klub Zvicrën që gjendej në Biellt ku e stërviti për disa vite nga trajneri Mihael Herman.

Krieziu për pak kohë u bë kampion, kurse më pas karrierën e tij e vazhdoi në Gjermani tek trajnerët Mladen dhe Pavlica Steko.

Titujt më të mëdhenj që posedon Alberti janë dy tituj evropian në ISKA, 2 tituj evropian në WKA si dhe iu dha rasti të ndeshet për titull bote. Në karrierën e tij ai është ndeshur me emra të mëdhenj, ku prej tyre ka zhvilluar edhe 80 lufta mjaft të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat