Fury-Whyte, shiten 90 mijë bileta për duelin në “Wembley”

Boksi

Fury-Whyte, shiten 90 mijë bileta për duelin në “Wembley”

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:45
Fury-Whyte, shiten 90 mijë bileta për duelin në “Wembley”

Kanë mjaftuar vetëm 24 orë që të gjitha biletat e vëna në dispozicion për duelin e peshës së rëndë mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury e Dillian Whyte të shiten të gjitha. Organizatorët e kësaj sfide thanë se janë shitur 90 mijë bileta, duke shtuar se parashikojnë të shtojnë edhe 10 mijë të tjera.

Ky duel, i vlefshëm për titullin kampion bote në kategorinë WBC (mbahet nga Fury) do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “Wembley”, në Londër. Çmimi i biletave varionte nga 62 stërlina në 2,250 stërlina, çka bën që të ardhurat vetëm nga shitja e biletave të jetë e kënaqshme për të dy boksierët.

Tyson Fury ka falënderuar të gjithë fansat e tij britanikë për shitjen e biletave, duke festuar me një gotë birrë.

“Mezi pres t’ju përshëndes”, thw Fury. Sipas mediave britanike kërkesat për bileta kanë qenë më të mëdha (rreth 150 mijë), çka mund të bëjë që në tregun e zi ato të shkojnë deri në 5 mijë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat