Synon triologjinë me Anthony Joshua

Boksi

Synon triologjinë me Anthony Joshua

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:55
Synon triologjinë me Anthony Joshua

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është në formë të mirë fizike dhe shpreson të zhvillojë triologjinë me britanikun Anthony Joshua.

Ky i fundit pret një përgjigje nga ukrainasi Oleksandr Usyk për të zhvilluar revanshin, por kampioni i botës ndodhet në vendlindje për të mbrojtur Kievin nga sulmet e ushtrisë ruse.

Për pasojë, Joshua është në kërkim të një rivali dhe Ruiz ka hedhur kandidaturën.

Të dy boksierët kanë nga një fitore në përballjet e mëparshme, ndërkohë që meksikani ishte i pari që mposhti Joshua dhe i mori titujt kampionë bote në peshën e rëndë në vitin 2019 (më pas Joshua fitoi revanshin).

Ruiz ka publikuar foto nga stërvitja e tij dhe duket në formë të shkëlqyer, duke dhënë një mesazh për Joshua. “Në formë dhe gati për t’u rikthyer në ring. Nëse Joshua kërkon një sfidant e di ku të më kërkojë. Kemi një diskutim të lënë në mes mes nesh dhe jam gati për ta rrëzuar sërish”, u shpreh Andy Ruiz Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat