Donat Syla fiton medalje të bronztë

Boksi

Donat Syla fiton medalje të bronztë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:30
Donat Syla fiton medalje të bronztë

Në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar "Adriatic Pearl" në Budvë të Malit të Zi, Donat Syla në kategorinë 92 kg boksoi kundër boksierit grek Kefallinos Isidoros, duke pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1.

Syla mbetet me medalje të bronztë.

Syla pasi humbi dy raundet e para në raundin e tretë filloi të dërrmoi kundërshtarin grek me goditje te forta dhe fitoi por nuk i mjaftoi të fitoi duelin.

Ky ishte meçi i tij i parë ndërkombëtar, por tregoi se është një e ardhme e boksit tonë, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat