Wood triumfon me nokaut spektakolar

Boksi

Wood triumfon me nokaut spektakolar

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:04
Wood triumfon me nokaut spektakolar

Leigh Wood e rrëzoi kundërshtarin e tij, Michael Conlan, i cili doli jashtë ringut përmes litarëve, pas një nokauti spektakolar që i dha fund një prej luftimeve më të mëdha në historinë britanike të boksit.

Wood i mbijetoi një sulmi dhe frike të madhe në raundin e parë për të prodhuar një përfundim të bujshëm në raundin e 12-të apo të fundit.

Luftëtari i Nottinghamit u mblodh nga një fillim i ngadaltë për të arritur një fitore me nokaut shkatërrues për të rrëzuar Conlan përmes litarëve dhe jashtë ringut.

Me këtë fitore me nokaut, Wood mbron titullin e tij të botës në WBA në peshën ‘Featherweight’ apo siç njihen ndryshe peshën e pupël apo super e lehtë (54 deri në 57 kg).

Pavarësisht se regjistroi fitoren më të madhe të karrierës së tij, Wood ishte jashtëzakonisht i respektueshëm për kundërshtarin e tij.

“Shpresoj që Michael Conlan të jetë mirë. Nuk mund të festoj vërtet derisa të kuptoj se ai është mirë, mendimet e mia janë me të”, tha Wood për DAZN pas meçit.

Sipas Frank Smith, Conlan është i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm pasi mbërriti në spital pas rënies së tij të frikshme nga ringu.

Promovuesi Eddie Hearn e quajti meçin e Wood kundër Conlan ‘luftën më dramatike’ që ai ka parë ndonjëherë në boks.

“Beteja më dramatike që kam parë ndonjëherë. Të gjitha mendimet tona me Michael Conlan tani”, shkro Hearn në Twitter..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat