Tyson është favorit për ta fituar këtë duel

Boksi

Tyson është favorit për ta fituar këtë duel

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:10
Tyson është favorit për ta fituar këtë duel

Bob Arum, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i britanikut Tyson Fury, u shpreh se ky i fundit do të fitojë me KO sfidën ndaj patriotit të tij Dillian Whyte. Ky duel do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “Wembley” të Londrës. Fury është i pamposhtur në karrierën e tij (31 fitore, 1 barazim) dhe sipas Arum ai do të jetë sërish i pathyeshëm edhe pas kësaj sfide.

“Më vjen keq që Whyte nuk ka pranuar të promovojë sfidën me Fury edhe pse biletat për këtë duel janë shitur të gjitha dhe po punojmë për të patur sa më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Tyson është favorit për ta fituar këtë duel dhe jam i bindur se do t’ia dalë sërish mbanë. Whyte ka një grusht të fuqishëm, por Fury është më teknik dhe mbrohet mirë”, tha Arum.

“Unë mendoj se Tyson do ta fitojë këtë sfidë me KO, para 12 raundeve. Madje Tyson ka shansin ta hedhë disa herë në tapet këtë rival”, tha mtej Bob Arum, që tha se faza përgatitore e kampionit të botës është e mirë. Sfida do të zhvillohet për titullin kampion bote në kategorinë WBC, që mbahet nga Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat