U arrestua bashkë me Elsën!  Kush është boksieri shqiptar?

Boksi

U arrestua bashkë me Elsën!  Kush është boksieri shqiptar?

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:44
U arrestua bashkë me Elsën!  Kush është boksieri shqiptar?

Petrit Bardhi, boksieri shqiptar i arrestuar ditën e sotme në Romë bashkë me këngëtaren Elsa Lila nuk është një emër i panjohur për policinë italiane.

Në vitin 2015 ai është vënë në pranga gjatë goditjes së një grupi që përbëhet nga shqiptarë dhe italianë.

Sipas mediave në atë kohë grupi kishte mbështetjen e Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” dhe merrej me disa aktiviteet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Në pranga bashkë me Bardhin u vunë edhe disa shqiptarë të tjerë, me të cilëve edhe Arben Zogu. 

Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”, shkruan Panorama Sport. Mes tyre ishte edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.

Shqiptarët akuzoheshin se ishin të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.

 Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë.

Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me Arben Zogun dhe Petrit Bardhin, ishin autorët e akteve të dhunës pasi kërcënonin dhe dhunonin personat e gjobitur nga grupi i tyre për t’u marrë paratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat