“Hulku Iranian” humbet 15 kilogramë para meçit me Ford

Boksi

“Hulku Iranian” humbet 15 kilogramë para meçit me Ford

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:21
“Hulku Iranian” dhe Martyn Ford

“Hulku Iranian” ka humbur 15 kilogramë gjatë stërvitjeve për debutimin e tij në boks kundër Martyn Ford, ku ky i fundit njihet ndryshe si njeriu më i frikshëm në botë.

Kjo përballje mes “Hulkut Iranian” dhe Ford do të zhvillohet më 30 prill në Londër, respektivisht në “O2 arena”, përcjell KosovaPress.

Tani, është vënë në pikëpyetje mënyra e stërvitjes dhe humbjes së peshës së iranianit, por sidoqoftë 30 vjeçari ka bërë të ditur se do të jetë i gatshëm për përballjen e muajit të ardhshëm, dhe është betuar se do të bëjë çdo gjë për ta fituar këtë ndeshje.

Unë kam peshuar 145 kilogramë në tetor kur ishte organizuar ndeshja. Por që nga ai moment kam vendosur që të stërvitem më shumë dhe të jem më real për peshën time, dhe tani peshoj 130 kilogramë për meçin dhe jam në formë më të mirë për këtë përballje”, tha Gharibi, i njohur ndryshe si “Hulku Iranian”.

“Vazhdimisht kam qenë duke u stërvitur për këtë ditë, kam humbur peshë dhe kam vendosur çdo gjë në rrezik që kjo gjë të ndodhë. Kjo është ëndrra ime që të jem në këtë luftë”, shtoi më tej Gharibi.

Më poshtë mund të gjeni një video të stërvitjes së “Hulkut Iranian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat