Çfarë do ta bënte Florian Markun një yll botëror?

Boksi

Çfarë do ta bënte Florian Markun një yll botëror?

Më: 3 prill 2022 Në ora: 15:13
Markun

Boksieri shqiptar Florian Marku po arrin një sukses të jashtëzakonshëm në boksin profesionist.

Me fitoren e djeshme, ai arriti të ngjitej në renditjen e përgjithshme të boksit, ku u katapultua nga vendi i 73-të në atë të 48-in menjëherë pas suksesit ndaj Jenkins.

Kjo tregon edhe një herë se nuk është më një surprizë ngritja e tij dhe shpërthimi në boks e se gjithçka e ka arritur me meritë.

Një tjetër sinjal i rëndësishëm që dha Florian Marku pas ndeshjes ishte rivali i tij i ardhshëm. Kampioni kuqezi pasi mbrojti titullin IBF për peshën ëelter lançoi sfidën për Amir Khan, boksierin britanik.

Amir Khan është një nga sportistët britanik më të ndjekur e mê të suksesshëm, ish kampion bote për disa vite madje përkëdhelej nga vendasit pasi e shihnin si boksierin më të mirë tê ardhshëm në botë.

Një humbje në duelin për titull botëror me Canelo Alvarez uli disi pritshmëritë për të por sërish është ringritur dhe kërkon të rifitojë gjerdanin e artë.

Aktualisht, Khan ka 34 fitore dhe 6 humbje dhe një duel me Florian Markun do ta bënte, boksierin kuqezi një yll të ardhshëm botëror, sigurisht me një fitore ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat