Shqipëria përfaqësohet me 6 boksierë

Boksi

Shqipëria përfaqësohet me 6 boksierë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:27
Shqipëria përfaqësohet me 6 boksierë

Shqipëria përfaqësohet me 6 boksierë!

Në pallatin e sporti “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të zhvillohet sot dhe nesër turneu ndërkombëtar i boksit “Memoriali Vllaznia”. Një event i përvitshëm si sportit të boksit që organizohet nga klubi shkodran, turne i rikthyer pas pandemisë.

Sipas organizatorëve, në këtë event do të marrin pjesë boksierët më të mirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill dhe ato finale një ditë më vonë.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni do të përfaqësohet në këtë turne me 6 boksierë: Mauro Çani (pesha 57kg), Kristian Koço (pesha 57kg), Arjon Kajoshi (pesha 80kg), Besar Sulaj (pesha 86kg), Mehmet Hodo (pesha +92kg) e Gelian Rojku (pesha +92kg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat