Luan Krasniqi: Fatkeqësisht, nipi im nuk pati shumë fat 

Boksi

Luan Krasniqi: Fatkeqësisht, nipi im nuk pati shumë fat 

Nga: K.G. Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:23
Luan Krasniqi: Fatkeqësisht, nipi im nuk pati shumë fat 

Boksieri Arianit Krasniqi (92 kg), bokson për Gjermaninë, nuk arriti të kualifikohet më tej. 

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se nipi i tij, Arianiti, nuk ka pasur fat në Kampionatin Evropian U-19. 

“Fatkeqësisht, nipi im Arianiti nuk pati shumë fat në Kampionatin Evropian U-19 dhe dështoi përballë një kundërshtari shumë të fortë.

Por pengesat e vogla janë pjesë e sportit dhe kjo do ta ndihmojë atë të rritet.

Jam i sigurt qe ardhmëria është e tij!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat