Boksieri dhe modelja shqiptare do të bëjnë dasmë! Ja data dhe vendi

Boksi

Boksieri dhe modelja shqiptare do të bëjnë dasmë! Ja data dhe vendi

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:21
Boksieri dhe modelja shqiptare do të bëjnë dasmë! Ja data dhe vendi

Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja, po përjetojnë momentet më të bukura të jetës së tyre.

Çifti i famshëm, që bënë publike romancën pak muaj më parë, më 15 mars i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.

Ndërsa më 1 prill zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë.

“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më jep dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!!”– shkroi ai krahas disa imazheve të ekos së bebit.

Tani mësohet se modelja dhe boksieri kanë vendosur të bëjnë dasmën. Raportohet se çifti do martohen më 5 maj në një restorant të njohur në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat