Joshua zbulon pasionin për sportin e ri

Boksi

Joshua zbulon pasionin për sportin e ri

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:15
Joshua zbulon pasionin për sportin e ri

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, gjatë një interviste ka zbuluar pasionin e madh që ka për sportin e shahut.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në Universitetin e Oksford, ku bisedoi me studentët, duke zhvilluar me ta edhe një lojë shahu.

“Lojën e shahut ma ka mësuar mbesa ime. Tashmë u bënë 4 vjet që luaj rregullisht shah. Në një tavolinë shahu nuk ndihem aq rehat sa ndihem në ring, por ky është një sport që më pëlqen shumë.

Në një fushë shahu argëtohem dhe ndoshta një ditë do të fitoj titullin Mjeshtër”, u shpreh Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat