MekGregor: Jam i pamposhtur ndaj brazilianëve

Boksi

MekGregor: Jam i pamposhtur ndaj brazilianëve

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:48
MekGregor: Jam i pamposhtur ndaj brazilianëve

Braziliani Çarlls Oliveira, e fitoi duelin ndaj Xhastin Gaetje-s, por për shkak se nuk arriti dot peshën e lejuar, iu hoq titulli para se të niste dueli.

Andaj, titulli kampion në peshat e lehta është ende vakant. Oliveira është njëri nga sportistët që do të ngjitet në kafaz për ta rifituar titullin, por ende nuk dihet se cili do të jetë rivali.

Ai që ka folur për këtë çështje është Konor MekGregor, ish-kampion bote në këtë peshë. Irlandezi pranon se aktualisht është mbipeshë, teksa nuk duelon prej 10 muajsh, pasi operacionit që kreu vjet në korrik. Ai ka dhënë një mesazh të qartë rivalëve të këtij Divizioni.

“Nuk jam i sigurt nëse do të humb në peshë, pasi aktualisht po shijoj këtë peshë trupore që kam.

Ndjej sikur dua të dueloj në këtë peshë që jam tani (pesha uelter), thjesht për të parë veten.

Gjithsesi, adhuroj të dueloj me brazilianët, kjo është 100% e sigurt. Jam i pamposhtur ndaj brazilianëve, të gjithë i kam mundur me nokaut teknik. Kam diçka për të bërë ndaj një braziliani”, tha irlandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat