Usyk reagon pas deklaratës së Furyt

Boksi

Usyk reagon pas deklaratës së Furyt

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:08
Usyk reagon pas deklaratës së Furyt

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, ka reaguar pas deklaratës së britanikut Tyson Fury, për t’u tërhequr nga sporti. Fury, që mban titullin e kategorisë WBC, vendosi të tërhiqej i pamposhtur në ring (32 fitore e 1 barazim) pas triumfit ndaj Dillian Whyte.

“Nuk e besoj atë që ka thënë. Nuk besoj tek ai, tek ajo deklaratë për t’u tërhequr nga sporti.

Unë do të fitoj edhe revanshin me Joshua dhe me Tyson kemi një duel për të zhvilluar, atë të unifikimit të titujve kampionë bote. Do do të rikthehet për të dueluar me mua”, u shpreh Oleksandr Usuk.

“Ne jemi të dy të pamposhtur dhe kjo sfidë do të përcaktojë më të mirin mes nesh”, tha Usyk, që mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO. Ukrainasi pritet të zhvillojë në fund të korrikut revanshin ndaj britanikut Anthony Joshua, sfidë që është shtyrë për shkak të luftës në Ukrainë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat