Shaban Tërstena: Xhevdet Peci, një shokë i veçantë, me vlerë kombëtare, shpirtbardhë dhe zemërmadh

Boksi

Shaban Tërstena: Xhevdet Peci, një shokë i veçantë, me vlerë kombëtare, shpirtbardhë dhe zemërmadh

Nga: K.G. Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:06
Zahir Shabani, majtas dhe Shaban Tërstena, djathtas

Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, legjenda e sportit shqiptar, dje mori pjesë në homazhe dhe në varrimin e legjendës së boksit Xhevdet Peci. 

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, me shumë tituj të botës e të Evropës, kujton disa periudha me “grushtin e hekurt” të ringut. 

“Dje iu dha lamtumira e fundit boksierit legjendar të kombit shqiptar, u largua një kampion i madh nga jeta e kësaj toke dardane, një sportist luftarak, miku im u varros me nderime të larta në fshatin e tij Zhazhë të Mitrovicës aty ku u lind boksieri legjendar, Xhevdet Peci.

Image

Bashkim Haxhimusa, Shaban Tërstena e Zahir Shabani, dje duke bërë homazhe në nderim të legjendës Xhevdet Peci

Miku im, dhe miku i shumë dashamirëve të tjerë tani i ndjeri, ishim gjithmonë krenar me të duke e ditur që një pjesë e jetës sonë sportive kemi qenë bashkë për shumë vite në stërvitje në Saraj afër Shkupit, kemi jetuar me sportin, kemi jetuar me popullin shqiptar, nuk jemi dorëzuar regjimit të egër të asaj kohe, nuk u larguam por qëndruam në trojet tona me dy trajnerët legjendarë të ndjerët Lah Nimani dhe trajnerin im Hajrush Sinani.

Pavarësisht edhe në kohët më të vështira të asaj kohe, ne arritëm të sjellim shumë fitore shumë medalje dhe suksese nga e gjithë bota e sportit.

Çfarë mund të them më shumë për legjendën tani i ndjeri Peci, përveç se ishte sportist, ai ishte një shokë i veçantë, i çmuar dhe shumë besnik me vlerë kombëtare, shpirtbardhë dhe zemërmadh, ishe njeri i drejt, i dashur, dinjitoz, për mua dhe për qindra mijëra shokë të tjerë.

Një falënderim i veçantë i shkon kryetarit të komunës, Bedri Hamza, i cili ka mbajtur tubim përkujtimor në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë për boksierin legjendën Xhevdet Peci, ku foli para të pranishmëve, shumë shpejt do të vendosim një rrugë bulevardi dhe palestrën sportive me emrin e legjendarit Xhevdet Peci.

Lamtumirë legjenda e Mitrovicës, Prishtinës, pusho i qetë dhe i lehtë të qoftë dheu i tokës dardane. Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd sportiv dhe të bëftë një nga banorët e parajsës”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat